Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Është gjetur pa shenja jete në banesë një e moshuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit bregdetar, teksa trupi i pajetë i të moshuarës është konstatuar nga familjarët e saj pasi u shqetësuan që 83-vjeçarja nuk u përgjigjej telefonatave të tyre.