Një derr ka vrarë një kasap rrugës për t’u therur në Hong Kong.
Policia tha se kasapi 61-vjeçar e kishte qëlluar me një send të fortë kafshën për t’i humbur ndjenjat. Por kur derrit iu rikthye “vetëdija” ai rrëzoi kasapin dhe ai u plagos rëndë.
Një koleg në thertoren Sheung Shui në Hong Kongun verior e gjeti kasapin me një thikë mishi ende në dorë dhe këmbën e majtë të plagosur. Policia ka dyshime se kasapi u rrëzua nga derri dhe më pas ai u plagos me thikën që kishte në dorë.
Kasapi u dërgua në spital, por më vonë u konfirmua i vdekur.
Departamenti i Punës i Hong Kongut ka nisur një hetim për të identifikuar shkakun e aksidentit, për të konstatuar përgjegjësin dhe për të rekomanduar masa përmirësimi.
Nuk dihet nëse derri arriti të shpëtojë.