Politikani hollandez gris dhe shkel me këmbë Kuranin: Ne nuk ndalemi

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 23.01.2023, 20:34

Pas Suedisë, Hollanda është shteti i radhës ku ekstremistët e fesë po dhurojnë 'shfaqje' në cënimin dhe përbuzjen e besimtarëve. Një politikan hollandez, i pozicionuar si udhëheqësi i grupit të ekstremit të djathtë, Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit ka përdhosur një kopje të Kuranit.

Një video e postuar në mediat sociale tregon se si anti-muslimani Edwin Wagensveld, gris librin e shenjtë të islamit, e më pas tha se do ta digjte. Përpara kamerave, politikani dha një 'shfaqje' publike duke shprehur çdo mllef ndaj besimit islam duke përdorur çdo metodë poshtëruese ndaj një libri të shenjtë.

"Së shpejti do të ketë regjistrime për veprime të ngjashme në disa qytete, koha për t'iu përgjigjur mosrespektimit nga islami me mungesë respekti. Pasi hëngrëm një kafshatë të këndshme dhe një pije me grupin tonë, atëherë ishte koha për të djegur eshtrat e Kuranit. Njerëzit që na njohin dhe na ndjekin e dinë se ne kurrë nuk dorëzohemi, nuk e lejojmë veten të trembemi nga dhuna dhe kërcënimet me vdekje" – tha politikani hollandez.

Ekstremisti është arrestuar në dy raste të mëparshme për shkak të aktiviteteve të tij anti-muslimane. Dy muaj më parë, ai ishte arrestuar nga policia për fyerje të profetit Muhamed duke përdorur një megafon. Por në fund u vendos që ai nuk kishte kryer asnjë krim dhe për këtë arsye nuk do të ndiqej penalisht për këtë akt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit