Më shumë se 400 emigrantë rrezikojnë jetën për të kaluar Kanalin Anglez, temperatura -5 gradë Celsius

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2023, 19:22

Pothuajse 450 emigrantë rrezikuan jetën e tyre për të kaluar ilegalisht Kanalin Anglez gjatë fundjavës.

mediat angleze thuhet se kontrabandistët e njerëzve përfituan nga kushtet e mira të motit të së shtunës në mbrëmje për të lundruar një masë azilkërkuesish nga Franca ndërsa temperaturat në jug të Anglisë ranë në -5 gradë Celsius.

Gjithsej 10 varka u kapën nga rojet e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar herët të dielën në mëngjes.

Mes të shpëtuarve përfshihej edhe një foshnjë e vogël, me Ministrinë e Mbrojtjes angleze që konfirmoi të hënën pasdite se 442 migrantë kishin kaluar të dielën, duke e çuar totalin e mbërritjeve të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit në 486 persona.

Besohet se emigrantët u nisën nga Gravelines, pranë Dunkirk, Francë. Ata u sollën të gjithë në portin në Dover, Kent në anijet e Forcave Kufitare. Roja bregdetare franceze konfirmoi se ata gjithashtu penguan 53 azilkërkues të tjerë që të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtën ditë.

Anija franceze e shpëtimit Abeille Normandie u ngarkua të ndihmonte një varkë në vështirësi pranë bregut, duke rimarrë 53 emigrantët e bllokuar dhe duke i lënë në portin e Boulogne-sur-Mer. Pasi u ankoruan në Portin Francez, për ata u kujdesën nga shërbimi i departamentit të zjarrfikësve dhe shpëtimit, koordinimi mjekësor detar dhe policia kufitare.

Bandat shqiptare kanë nisur tashmë reklamat TikTok që ofrojnë udhëtime me avionë në Mbretërinë e Bashkuar, me kriminelët që kërkojnë deri në 18,000 £ për kokë duke u mburrur me një rekord '100 për qind sukses'.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit