Policia italiane ka identifikuar dhe arrestuar dy shqiptarë pasi akuzohen se fshihen pas ngjarjes së ndodhur 3 vjet më parë, atë të vjedhjes së kryer në picerinë Roba da Matti, e vendosur në Scandiano. Shqiptarët të moshës 28 dhe 25 vjeç, kryen vjedhjen natën e 6 qershorit 2019 kur hajdutë të panjohur, pasi kishin shqyer derën, hynë në piceri duke marrë 300 euro së bashku me dokumente të tjera.
Pas vjedhjes, shqiptarët u arratisën, teksa humbën një pjesë të mallit të vjedhur. Hetimet e kryera përmes analizës së pamjeve nga kamerat e bashkisë, kishin bërë të mundur identifikimin e mjetit të përdorur për arratisjen, i cili rezultonte i vjedhur. Në ditët në vijim, pas një aksidenti rrugor, makina ishte braktisur në autostradën midis komunës Marzabotto (BO) dhe kriminelët kishin ikur në këmbë.