Vendet e tjera i shohim me “dylbi”, punonjësit shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 23.01.2023, 11:07

Pagat në Shqipëri dhe Kosovë janë më të ulëtat në rajon dhe janë rritur më pak se çdokund në tre vitet e fundit. Ky është një tregues absolut përse Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet më të prekura nga emigracioni masiv dhe mungesa e madhe e fuqisë punëtore.

Paga mesatare bruto në Serbi, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe Bosnjë Hercegovinë varion mes 800 dhe 900 eurove në muaj, nga 520 euro që është në Shqipëri aktualisht. Pra Shqipëria i ka pagat 40% më të ulëta se të gjitha vendet e rajonit, përveç Kosovës.

Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka raportuar të dhënat deri në fund të vitit 2021 me pagën mesatare mujore 484 euro, duke e bërë atë dhe Shqipërinë dy vendet që i paguajnë më pak punonjësit e tyre në rajon. Serbia është vendi i rajonit, që i ka rritur më shumë pagat gjatë kësaj periudhe, me 39%, duke i çuar 880 euro në fund të shtatorit 2022.

Rritje e lartë e pagave është shënuar dhe në Bosnjë Hercegovinë, duke arritur në 893 euro, më e larta në rajon, me zgjerim 24% nga tremujori i tretë 2019, sipas Agjencisë së Statistikave të Bosnjë Hercegovinës.

Mali i Zi ka pagën e dytë mesatare më të lartë në rajon, me 885 euro në muaj. Në Maqedoninë e Veriut, një punonjës paguhet mesatarisht gati 780 euro, ose 29% më shumë sesa në shtator 2019. Në Shqipëri, paga mesatare e një punonjësi ishte 522 euro në shtator 2022, nga 440 tre vjet më parë, me një rritje prej rreth 19%, sipas INSTAT.

Ky është një tregues i qartë se rritja ekonomike e Shqipërisë, që raportohet si më e larta në rajon, nuk pasqyrohet aspak te qytetarët e thjeshtë, por te pjesa e pasur e popullsisë, që vijon e vijon të vendosë “dhjam”, me bizneset, që nuk kanë ndërmend të kuptojnë se punëtorët largohen për shkakun e thjeshtë se janë të keqpaguar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit