Rreziku i çmimeve të larta është ende i pranishëm, inflacioni bazë u rrit përsëri në dhjetor

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.01.2023, 08:02

Inflacioni bazë u rrit sërish në muajin dhjetor, duke dëshmuar se rreziqet nga çmimet e larta për ekonominë ende nuk janë në një rrugë të qëndrueshme rënëse.

Sipas Monitor të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për dhjetorin inflacioni bazë u rrit në 8.42%, nga 8.3% që kishte qenë për muajin nëntor.

Për muajin nëntor, ky tregues kishte pësuar rënie për herë të parë në 10 muaj dhe pritej që sinjalet pozitive të gjenin konfirmim edhe në dhjetor. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kjo tregon se “beteja” e Bankës së Shqipërisë për të zbutur inflacionin e lartë do të kërkojë përpjekje të mëtejshme.

Inflacioni bazë është indikatori kryesor orientues në vendimmarrjen e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Ky tregues mat ndryshimin e çmimeve në ekonomi, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër.

Ngadalësimi i inflacionit bazë në tremujorin e fundit 2022 dhe madje rënia e tij gjatë muajit nëntor i lejuan Bankës së Shqipërisë të bënte një “pauzë” në rrugën e normalizimit monetar. Në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të muajit dhjetor, Banka e Shqipërisë e mbajti të pandryshuar normën bazë në 2.75%, pasi e kishte rritur për tre herë radhazi me 0.5% në mbledhjet e mëparshme.

Ky frenim i dha një lloj frymëmarrjeje tregut financiar dhe veçanërisht tregut primar të Bonove dhe Obligacioneve të Qeverisë shqiptare. Prej muajit dhjetor, yield-et nisën një korrektim në rënie, pas rritjes shumë të shpejtë që kishin pësuar veçanërisht në periudhën gusht-nëntor.

Por, rritja e inflacionit bazë në dhjetor është një sinjal se ndoshta rritja e normave të interesit do të rifillojë përsëri së shpejti. Në parim, Banka e Shqipërisë e ka bërë të qartë se kontrolli i inflacionit dhe ulja e tij pranë objektivit prej 3% do të kërkojë një rritje të mëtejshme të normave të interesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit