69-vjeçari nis një jetë të re si grua: Ndihem më e lumtur se kurrë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2023, 00:17

Një burrë i cili është bërë femër në moshën 69-vjeçare, pasi një jetë e kishte menduar vetëvrasjen “çdo ditë”, thotë se “nuk është kurrë vonë për të qenë i/e lumtur”.

Phillip Rolli, 69 vjeç thotë se e dinte që duhej të ishte vajzë që kur ishte vetëm pesë vjeç.

E kuptova që 5 vjeç që duhet të isha femër. Por, kur babai më pa një ditë duke veshur fustan, më rrahu dhe më tha që nuk duhet ta bëja më kurrë këtë gjë. Që atë ditë, unë ndrydha ndjenjat e mia.

Phillip u martua, bëri dy fëmijë në fillim të vitit 2022 filloi terapinë e zëvendësimit të hormoneve. Në nëntor 2022, në moshën 69-vjeçare, Phillis u shndërrua në një femër dhe emri “Phillip” u zhduk bashkë me gjininë mashkullore.

Phillis e quan kohën para tranzicionit të saj 'vitet e errëta' ku ajo kishte një 'jetë shumë traumatike'. Ajo tha se "jetoi në errësirë" për më shumë se 60 vjet, ndihej "e zbrazët" përbrenda, "kalonte kohë vetëm duke qarë" dhe e izoloi veten nga marrëdhëniet sepse ndjente se nuk mund të lidhej me të tjerët.

Phillis bëri të pamundurën për të qenë sa më mashkullore dhe për të fshehur dëshirat e saj femërore, duke përfshirë bërjen e tatuazheve, rritjen e një mjekër të plotë dhe të trashë dhe blerjen e veshjeve mashkullore por ndjenjat e saj nuk u larguan kurrë. Ajo thotë se tani që është bërë femër ndihet më e lumtur se kurrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit