Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Cagli, Itali. Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Petrit Jashari, ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkëmb.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm. I riu me origjinë shqiptare, me banim në Magione në provincën e Perugias, humbi jetën pasi kamioni që po drejtonte u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës.
Ka dyshime se 22-vjeçari shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të një sipërfaqeje të lagur të rrugës. Viktima së fundmi kishte shkarkuar mallra nga Eurospin për llogari të kompanisë së babait të saj.
Petrit Jashari u rrëzua për disa dhjetëra metra para se të përplasej me tokën buzë një përroi. Kur zjarrfikësit arritën në vendin e aksidentit në Cagli, ishte tepër vonë për 22-vjeçarin pasi ai kishte humbur jetën.
Lajmi tragjik u përhap me shpejtësi në Magione, ku djali jetonte me familjen e tij. Shoferi i kamionit ishte gjithashtu i njohur pasi luante m si portier në ekipet e të rinjve të ekipeve të futbollit si Arezzo, Gubbio dhe Siena.