Gjermani, 47-vjeçari shqiptar vret ish-gruan pasi ishte në gjendje të dehur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.01.2023, 16:50

Një ngjarje tragjike është regjistruar të shtunën në Markdorf të Gjermanisë, ku një shqiptar i bërë tapë thuhet se ka vizituar ish-gruan e tij në vendin e punës dhe e ka qëlluar atë për vdekje. Pas ngjarjes shqiptari u arratis, por u arrestua menjëherë pas kësaj. Motivi është ende i paqartë, teksa gruaja u shua në moshën 44vjeçare.

47-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim dhe kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike në Konstanz dhe selia e policisë në Ravensburg në një deklaratë të përbashkët. Ai u soll para gjyqtarit të dielën, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim. Gjithashtu thuhet se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit