Shqiptari i njohur si “Amerikani” dhunohet dhe vritet në Greqi, i përfshirë në trafikun e drogës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.01.2023, 20:45

Një 47-vjeçar shqiptar i njohur si “Amerikani” është vrarë në Kalamatë, Greqi, ditën e djeshme.

Mediat greke raportojnë se 47-vjeçari ishte emër i njohur për autoritetet pasi ishte i përfshirë në çështjet e drogës. Sipas informacioneve të policisë, vrasja e shqiptarit mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Autorët, njëri 22-vjeçar grek dhe tjetri 38-vjeçar shqiptar i kanë bllokuar rrugën 47-vjeçarit me motor, duke e detyruar të ndalojë në kryqëzimin e Hidrës dhe Solonos. Ata kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë filluar ta rrahin pa mëshirë “amerikanin”. Menjëherë më pas njëri prej tyre ka qëlluar “amerikanin”, janë futur sërish në makinë dhe janë zhdukur me shpejtësi të madhe.

Policia greke ka dhënë një njoftim për vrasjen. Aty thuhet se si autorë u identifikuan një 22-vjeçar grek dhe një 38-vjeçar shqiptar, nga të cilët i pari u arrestua, ndërsa i dyti është në kërkim. Dy autorët akuzohen për vrasje, ndêrsa 38-vjeçari shqiptar akuzohet edhe për shkelje të legjislacionit për armët.

Janë arrestuar edhe dy grekë, përkatësisht 40 dhe 50 vjeç, ndaj të cilëve është ngritur një çështje për dëshmi të rreme dhe mbështetje të një krimineli.

Sipas informacioneve, viktima më parë jetonte në Amerikë me vëllezërit e motrat dhe ishte kthyer në Kalamatë. Shqiptari thuhet se ka qenë i përfshirë në rrjete droge gjatë natës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit