Nesër i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçares nga Peja e cila vdiq si pasojë e plagëve të marra nga zjarri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.01.2023, 17:55

Plagët që mori nga zjarri të cilin dyshohet se e ndezi vetë, dolën të jenë fatale për 35-vjeçaren nga Peja, Sihana Berisha.

Zemra e saj pushoi së rrahuri pas tetë ditësh trajtim në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Familjarët, miqtë dhe të afërmit e të ndjerës do të mblidhen nesër për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sihanës e cila u nda nga jeta në moshë të re.

Varrimi i saj do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit, ndërsa funerali niset nga Gasallhanja e varrezave.

Ndryshe lajmin për vdekjen e 35-vjeçares e ka konfirmuar për Sinjalin drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, Gazmend Spahija.

“Pacientja ka ardhë me djegie prej 90 për qind të trupit dhe është trajtuar në mjekimin Intensiv. Gjendja ka qenë shumë e rëndë dhe këto djegie me sipërfaqe të mëdhaja, e kanë një përfundim shumë të keq, është shumë vështirë me i trajtu”, u shpreh Spahija.

Rasti i zjarrvënies kishte ndodhur ditë më parë në lagjen Emshir të Prishtinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit