U qëllua më ’21 janar’, gazetari: Nuk do të ketë drejtësi, na kurseni show-n e çdo viti

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 21.01.2023, 13:04

Mes të plagosurve në protestën e 21 janarit 2011 ishte edhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili po raportonte atë ditë. Gazetari ishte pranë Hekuran Dedës, një prej viktimave që u qëllua me plumb në kokë. Fatos Mahmutaj u plagos asokohe në dorë dhe denoncoi disa zyrtarë të lartë. Më pas ai mori azil politik në Bruksel, ku jeton prej vitesh.

Sot pas 12 vitesh gazetari tregon, për Report Tv, se drejtësia për '21 janarin' është e cunguar dhe se nuk priten rezultate. Sipas tij çdo vit do të ketë shfaqje të shëmtuara dhe asnjë politikan mes Berishës, Metës, Bashës, apo Ramës, protagonistë të asaj dite nuk do të hetohet apo dënohet nga drejtësia.

"Drejtësia për 21 janarin është drejtësi e cunguar. Të paktën ai mesazhi që do ti thoja, na kurseni shoë-in më 21 janar. Plumbat kanë ardhur nga godina e kryeministrisë. Te grupi ku ndodhesha unë, është qëlluar nga dy drejtime drejt nesh, Llupa që qëllonte nga dera e bodrumit dhe një tjetër nga lart.

Ka pak rëndësi nëse qëlloi Llupo apo ndonjë gardist tjetër, urdhrat direkt janë të dhënë nga Berisha nëpërmjet shefit të sigurisë, që ka qëlluar me pistoletë. I gjithë zinxhiri komandues i gardës përfshirë edhe Berishën janë përgjegjës të kësaj historie” – tha gazetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit