Ishte kthyer në “makthin” e bizneseve, kapet 30-vjeçari në Kavajë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.01.2023, 11:07

Policia ka arrestuar një 30 vjeçar në Kavajë pasi dyshohet të jetë autori i disa grabitjeve të ndodhura në këtë qytete. Policia thotë se shtetasi i arrestuar është Xhaferr Kola, ndërsa pas këtij episodi, i riu do të përballet me drejtësinë me akuzën e vjedhjes së bizneseve dhe shtëpive në Kavajë.

Njoiftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “The last”, për zbardhjen e 6 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Kavajës, gjatë periudhës gusht 2022-janar 2023. Vodhi në mënyrë të përsëritur, në banesa dhe në biznese të ndryshme, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nga kryerja e veprimeve hetimore profesionale, të iniciuara nga denoncimet e qytetarëve të ndryshëm, për raste vjedhjesh, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

– Xhaferr Kola, 30 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se në kohë dhe në vende të ndryshme, 30-vjeçari ka kryer një sërë vjedhjesh, 6 prej të cilave janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore.

Prej muajit gusht 2022 deri në momentin që u kap në flagrancë, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, ky shtetas ka vjedhur 2 biçikleta, si dhe sende të ndryshme në 2 banesa dhe në 2 biznese, në Kavajë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit