2 shqiptarë kapen në Uells: Njëri “roje bari”, tjetri lavazhier dhe ‘transportues’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.01.2023, 20:49

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar me burg pasi janë kapur duke kultivuar kanabis në një pronë të madhe në Uells.

Në një pronë në Ceredigion, disa milje jashtë Aberystwyth u zbuluan bimë me vlerë 250,000 £. Zbulimi u bë nëntorin e kaluar pasi policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në pronën e madhe rurale disa milje jashtë Aberystwyth. Teksa policët hynë në pronë, ata vunë re menjëherë një erë të fortë kanabisi.

Hetimet e mëtejshme zbuluan 123 bimë kanabisi të mëdha, por të papjekura që rriteshin në gjashtë dhoma, si dhe 169 fidanë në kuzhinë. Furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar dhe dyshemetë dhe dritaret ishin të veshura me mbulesa plastike dhe pllaka izoluese.

Gjithsej 60 drita funksiononin me kohëmatës, si dhe me ventilatorë dhe sisteme ventilimi. Pesha e bimëve të gjetura nga oficerët ishte midis 7.7 kg dhe 23 kg me vlerë 250,000 £.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se shtëpia e madhe ishte blerë në shkurt të vitit të kaluar. Brenda pronës policët kanë gjetur Elidon Zekën dhe Morin Lalajn, të dy 22 vjeç, të cilët banonin në Londër.

Një makinë BMW e parkuar jashtë u zbulua se kishte udhëtuar nga Londra për në pronë në 24 raste të veçanta që nga marsi 2022, por në çdo vizitë, ajo kishte qëndruar atje për vetëm një orë ose dy ditë.

Roli i Lalajt ishte të kujdesej për bimët e kanabisit për të cilat ai paguhej 2600 £ në muaj, ndërsa Zeka paguhej për të transportuar artikuj të përfshirë në prodhimin e kanabisit nga Londra në Ceredigion.

Elidon Zeka dhe Morin Lalaj janë deklaruar fajtorë për akuzat e përbashkëta për prodhimin e drogës së kontrolluar të klasit B dhe për përfitimin e pasurisë për qëllime kriminale. Njëri nga shqiptarët punonte në një lavazh makinash, ndërsa tjetri kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Zekës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 javësh, ndërsa Lalaj do të mbahet 29 javë paraburgim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit