Një anije mallrash në të cilën ishin ngarkuar 4.5 ton kokainë, me vlerë rreth 180 milionë euro, është kapur nga autoritetet spanjolle në brigjet e Ishujve Kanarie.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se si rezultat i operacionit janë arrestzar 15 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë, ndërsa 13 të tjerët ishin me origjinë pakistaneze.
Anija “Blume” ishte nisur nga porti i Santos të Brazilit më 20 dhjetor dhe kishte si destinacion Rigën e Letonisë, por pas operacionit policor, i ciki zgjati më shumë se 5 orë, anija u ankorua në portin e Tenerife, ku u bë shkarkimi i thasëve me anë të një vinçi.
VIDEO E OPERACIONIT
Interceptado un carguero con 4.500 kilos de #cocaína al este de #Canarias y detenidos sus 15 tripulantes.https://t.co/7VdZOpDxFx pic.twitter.com/n39bmyR6JY
— Guardia Civil 🇪🇸 (@guardiacivil) January 20, 2023