Pas Microsoft edhe Google shkurton rreth 12 mijë vende pune! Shkak pasiguria ekonomike

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 20.01.2023, 17:30

Kompania mëmë e Google po shkurton rreth 12,000 vende pune, ose 6% të fuqisë punëtore të saj.

Sundar Pichai, shefi ekzekutiv i Alphabet, tha në një memo për Reuters se kompania e kishte rritur stafin e saj shumë shpejt vitet e fundit, "në një mjedis ekonomik të ndryshëm nga ai që po përballemi sot. Unë marr përgjegjësinë e plotë për vendimet që na sollën këtu", tha ai.

Shkurtimet vijnë disa ditë pasi rivali Microsoft njoftoi se do të shkurtojë 10,000 vende pune.

Humbjet e vendeve të punës prekin ekipet në të gjithë kompaninë duke përfshirë rekrutimin dhe disa funksione të korporatës, si dhe disa ekipe inxhinierike dhe produktesh.

Pushimet nga puna janë globale dhe do të prekin menjëherë stafin në SHBA. Alphabet tashmë u ka dërguar email punonjësve të prekur, thuhet në memorandum, ndërsa procesi do të zgjasë më shumë në vendet e tjera për shkak të ligjeve dhe praktikave lokale të punësimit.

Lajmi për pushimet nga puna vjen gjatë një periudhe pasigurie ekonomike, si dhe pritshmëri teknologjike, pasi Google dhe Microsoft investojnë në një fushë në rritje të softuerit të njohur si inteligjenca artificiale gjeneruese.

"Kam besim në mundësinë e jashtëzakonshme që kemi përpara falë forcës së misionit tonë, vlerës së produkteve dhe shërbimeve tona dhe investimeve tona të hershme në AI," shkroi Pinchai në shënim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit