U gjet i pajetë pranë gurores në Elbasan, vëllai i Gjin Bibës: E kanë masakruar punonjësit, është bërë krim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.01.2023, 15:24

Pasi u raportua i zhdukur pranë JOQ, Gjin Biba u gjet pa shenja jete në tunelin e Letanit, në aksin Elbasan-Funar. Biba, 52-vjeç jetonte në Tiranë, por u gjet i vdekur në Elbasan, qytetin ku punonte në një kantier ndërtimi. Ndërkohë vëllai i të ndjerit, Viktor Biba deklaron se vëllain e tij e kanë masakruar. Ai është shprehur për mediat se dyshon që vëllai i tij është masakruar nga punonjësit e gurores dhe më pas ishte hedhur nga lartësia, teksa shtoi se do të hidhte në gjyq punonjësit e gurores tek të cilët dyshonte.

Na kanë thënë tek puna se kishte ardhur në shtëpi por kur shkuam në shtëpi nuk e gjetëm. Është gjetur 200 metra larg vendit të punës, i masakruar. Këtë e kanë bërë vetëm punonjësit që kanë punuar me të të cilët do t’i hedh në gjyq. Këtu është bërë një krim sepse ai është masakruar”-tha ndër të tjera, Viktor Biba.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit