Fole prostitutash masazhatore tek “Komuna”/ Fqinji: Dëgjojmë ulërima nga më të ndryshmet!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.01.2023, 22:31

Pavarësisht se banorët në lagjen Komuna e Parisit në kryeqytet kanë njoftuar policinë për veprimtarinë e një foleje prostitutash masazhatore në pallatin e tyre, vajzat së bashku me administratorët vazhdojnë veprimtarinë të qetë.

Mund të duket parimisht si një qendër masazhesh, por në profilet sociale të këtij biznesi duket se reklamohen vajza të reja për prostituta. Kjo përcaktohet fare dukshëm nga reklamimi që u bëhet hireve të këtyre të rejave, të cilat nxirren në reklamim si mall për të shfryrë epshet mashkullore.

Në fotot dhe videot e publikuara në Instagram apo TikTok, “Bella Spa” shoqëron fotot e vajzave me këngë erotike dhe shkruan se mirëpret klientë për të rezervuar.

Të shqetësuar se ligji nuk ka vepruar, banorët e pallatit ku ushtron veprimtarinë ky subjekt shkruajnë pranë redaksisë së JOQ Albania se dëgjojnë ulërima nga më të ndryshmet deri në orët e para të mëngjesit dhe se nuk po gjejnë qetësi.

Ai shkruan:

“Pershendetje JOQ , jam nje banor ne nje nga pallatet e zones se komunes parisit , vazhdojme dhe jemi te shqetesuar akoma nga nje qender masazhi qe quhet Bella , nuk e kuptojme eshte qender masazhi apo bordello , punojne deri ne oret e para te mengjesit po na len pa gjume , degjojme ulerima nga me te ndryshmet . Jemi me femije dhe eshte ber nje problem per gjithe pallatin . Dhe pas ankesave te shumeta ne polici vazhdojne te punojne akoma”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit