Anglia nuk heq dorë! Deporton në Tiranë 26 ‘kriminelë’ dhe emigrantë shqiptarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2023, 23:01

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, Anglia ka vijuar me deportimin e shtetasve shqiptarë që kanë mbaruar dënimet përkatëse, por jo vetëm.

Përfaqësues të Home Office, kanë treguar për mediat se paraditen e sotme në Rinas kanë mbërritur me një avion charter 26 persona.

Mes tyre kishte emigrantë që kishin mbaruar dënimet por edhe shqiptarë që kishin mbërritur javët e fundit me gomone. Emigrantët që kanë mbaruar dënimet në burgjet britanike kanë qenë të dënuar për vepra penale si armëmbajtje pa leje, shitje droge të klasit A. Këta persona ishin dënuar në total me 44 vite burg.

Kujtojmë se pak ditë më parë ministri britanik i emigracionit, Robert Jenrick deklaroi se kërkimet për gjetjen e shqiptarëve ilegalë dhe deportimin e tyre të menjëhershëm do të intensifikohen në vijim.

Vlen të thuhet se prej disa të enjtash tanimë, Mbretëria e Bashkuar po vijon me operacionet e saj për deportimin e shqiptarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit