Kosova s’lejoi të hyjnë vetura me targa KM të regjistruara në dhjetor, reagon Washingtoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.01.2023, 21:23

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se vendimi i Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të rinovuara KM, është hapi që Uashingtoni nuk ka dashur ta shohë të ndodh.

Ai ka thënë se vendimi i Kosovës nuk është në përputhje me letrën dhe frymën e marrëveshjeve të arritura në fund nëntorin e vitit të kaluar.

“Fatkeqësisht, ky është pikërisht ai lloj hapi që nuk kemi dashur ta shohim. Kur kam qenë në rajon, javën e kaluar, e kam bërë shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara, duke punuar me partnerët evropianë, duan të dalin nga punët e diplomacisë së krizave – ne, thjesht, kalojmë nga një krizë në tjetrën – dhe të ecim përpara në dialogun që udhëhiqet dhe ndërmjetësohet nga BE-ja, drejt normalizimit që bazohet në njohje reciproke. Mendoj se hapat e 24 orëve të fundit, që ka shpallur Prishtina, nuk janë në përputhje as me letrën dhe as me frymën e marrëveshjeve në fund të nëntorit, të cilat kanë shmangur një krizë të mëparshme. Mendojmë se asnjëra palë nuk duhet të ndërmarrë veprime të njëanshme tani”, ka thënë Chollet për REL.

Chollet ka thënë palët duhet të kenë rrugë të koordinuar përpara.

“Ne duhet të kemi një rrugë të koordinuar përpara, në mënyrë që këto gjëra të mos i përshpejtojnë llojet e krizave që ne me të vërtetë duhet t’i shmangim. [Ato] e largojnë vëmendjen tonë nga puna e rëndësishme e dialogut. Të premten, këtë javë, do të ketë takime të rëndësishme , ku do të mblidhen këshilltarët për siguri kombëtare të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, së bashku me përfaqësuesin e BE-së [Mirosllav Lajçak] dhe me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kemi folur shumë për rëndësinë e këtyre takimeve dhe për disa detaje kur kam qenë në rajon javën e kaluar – në Prishtinë dhe Beograd. Ne, vërtet, duam që kjo të ketë sukses. Dhe, ky lloj njoftimi krijon një shpërqendrim dhe mund të çojë në një krizë që e bën gjithë këtë përparim shumë më të vështirë”, ka thënë në fund Chollet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit