Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë reklamat e gomoneve në internet, preken edhe shqiptarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2023, 20:41

Mbretëria e Bashkuar po bën çmos që të ndalojë emrigrantët që të mbërrijnë në ishull nëpërmjet rrugëve ilegale dhe tepër të rrezikshme.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është ende duke zgjeruar fushën e projektligjit të saj të sigurisë në internet. Sekretarja britanike e Kulturës, Medias dhe Sportit, Michelle Donelan tha në një deklaratë se politikanët do të propozojnë ndryshimin e projektligjit për të ndaluar videot që reklamojnë kalimet e emigrantëve në Kanal me gomone. Sipas Donelan, këto video po "ndihmojnë dhe nxisin" shkeljet e ligjit të imigracionit. Sipas projektligjit pamjet video që tregojnë njerëzit që kalojnë Kanalin do të shtohen në listën e përmbajtjeve të paligjshme në të gjitha platformat e teknologjisë.

Donelan tha se ndalimi i kalimeve të kanalit ishte një prioritet i qeverisë dhe se "grupet e krimit të organizuar po përdorin gjithnjë e më shumë mediat sociale për të lehtësuar kalimin e emigrantëve". Ajo shtoi se ishte një vepër penale "rregullimi i udhëtimit të një personi tjetër, duke përfshirë edhe rekrutim, me qëllim shfrytëzimin e tyre" dhe se "ndihma, nxitja, këshillimi dhe komploti" në vepra të tilla do të goditeshin. Projektligji është aktualisht në fazën e raportimit dhe së shpejti do të kalojë në Dhomën e Lordëve pas përfundimit të leximit të tretë në Komunë.

Vlen të përmendet fakti se rastet kur shqiptarët kanë dalë zbuluar nëpërmjet reklamimeve në TikTok janë të shumta. Gazetarë të ndryshëm britanikë kanë intervistuar trafikantët shqiptarë që merren me kalimin e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar me gomone. Gazetarët kanë arritur të identifikojnë dhe kontaktojnë këta trafikantë falë reklamave dhe videove të pafundme ku reklamoheshin udhëtimet me gomone nëpërmjet Kanalit Anglez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit