Shembulli i Zelandës së Re/ Përse politikanët në Shqipëri nuk tërhiqen kurrë nga pushteti?

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 19.01.2023, 18:10

Jacinda Arden, kryeministrja e Zelandës së Re, tregoi se një vend demokratik dhe politikanët e përgjegjshëm ekzistojnë. Ajo dha dorëheqjen me arsyetimin se në 5 vite e gjysmë ka bërë mjaftueshëm për vendin e saj, dhe se tani është koha që dikush tjetër ta drejtojë Zelandën.

Arden e mori pushtetin në vitin 2017, dhe u vlerësua si një nga politikanet më të afta në qeverisjen e vendit. Edhe pse vetëm 42 vjeçe, ajo hapi krahun për një tjetër politikan në drejtimin e Zelandës së Re.

Por çfarë ndodh në Shqipëri? Prej më shumë se 32 vitesh, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk janë shkëputur asnjë ditë nga pushteti. Kanë provuar çdo pozicion të lartë drejtues dhe sot, Berisha 78 vjeç dhe Ilir Meta 53 vjeç, kërkojnë sërish të vijnë në pushtet për të drejtuar vendin. Në partitë e tyre nuk ka dal asnjë politikan i cili do të mundte të përmbyste mitin e tyre dhe të ishte shpresë për Shqipërinë.

Për më shumë se 25 vite, Edi Rama ka shijuar përfitimet e politikës duke provuar disa poste të rendësishme. Sot në moshën 58 vjeçe, Rama kërkon të qeverisë vendin deri në viti 2029 si kryeministër. Brenda partisë së tij nuk ka dal asnjë politikan që i'a përmbys mitin, e aq më pak ta konkurojë për drejtimin e vendit.

Në Parlamentin e Shqipërisë, ka më shumë politikanë të thinjur në politikë sesa të rinjë që mund të ishin e ardhmja e këtij vendi. Kjo është nuk ka ndodhur rastësisht, por është e qëllimtë që ky vend të drejtohet nga të nejtët njerëz. Ndryshe nuk ka sesi shpjegohet që edhe pas kaq vitesh kemi në skenën politike të njejtët njerëz që kanë ngrën në kurriz të popullit me dekada.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit