‘Shtëpi bari’ vendosur mes maleve/ Policia italiane arreston 21-vjeçaren shqiptare që po kujdesej për marijuanën

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 19.01.2023, 16:53

Një 21 vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur duke ruajtur bimët e marijuanës në një shtëpi bari vendosur në në kodrën e Verrua Savoia, fshatin Collegna, provincë në Torino.

Mediat italiane shkruajnë se në një vilë dykatëshe, të fshehur në pyllin Verrù, karabinierët zbuluan një 'fermë' ku kultivoheshin 630 bimë marijuanë, disa prej të cilave ishin mbi një metër të gjatë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia sekuestroi të gjithë materialin e përdorur për rritjen dhe paketimin e drogës, duke përfshirë llambat dhe ventilatorët për kondicionimin e mjedisit.

Në mars 2021, në Brozolo u zbulua një plantacion me rreth 600 fidanë marijuanë të rritur nga një italian dhe tre shqiptarë. Brenda, gjashtë dhomave ishin vendosur llamba UV, sisteme ajrimi, kondicionerë dhe lagështues për kultivimin intensiv të kanabisit. Dhe më pas ishte departamenti i përpunimit i kompletuar me tharëse dhe materiale ambalazhimi për drogën që dilte prej këtu gati për t'u hedhur në treg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit