Kishin kryer 25 grabitje në pak muaj, arrestohen në Spanjë dy të rinjtë shqiptarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2023, 16:33

Policia spanjolle ka arrestuar dy burra me origjinë shqiptare, të moshës 25 dhe 26 vjeç pasi akuzohen për 25 grabitje në banesa gjatë muajve të fundit. Që nga fundi i tetorit Policia spanjolle ka konstatuar një rritje atipike të grabitjeve brenda banesave (shtëpive të banuara) dhe të gjitha ishin kryer nga e njëjta organizatë ose grup kriminal.

Vjedhjet kryheshin vonë pasdite dhe herët gjatë natës, pasi errësira e ambientit i lejonte hajdutët të kuptonin se çfarë po ndodhte jashtë. Në të gjitha rastet, grabitjet në banesa kanë ndodhur duke u hedhur mbi gardhin rrethues të banesës dhe, nga oborri i brendshëm ose kopshti e më pas duke sulmuar njërën nga dyert ose dritaret për të hyrë në pronë. Nëse vëzhgonin ekzistencën e sistemeve të alarmit në katin përdhes, ata hynin përmes njërës prej dritareve në katin e parë ngjitur. Hetimi i kryer para arrestimeve bëri të mundur konstatimin se autorët ishin gjithmonë dy burra, të veshur me veshje të errëta dhe tepër të shkathët.

Dy të rinjtë shqiptarë u arrestuan në momentin kur ata po përgatiteshin të kryenin një sulm të ri në një pronë tjetër në një nga dy zonat ku ishin përqendruar këto vepra penale. Të dyve iu sekuestruan të gjitha mjetet e nevojshme për kryerjen e grabitjeve.

Shqiptarët udhëtonin drejt Spanjës për të kryer vjedhje në veri të vendit. Është zbuluar se shqiptarët qëndronin në Spanjë për periudha nga dy deri në tre muaj, duke u kthyer më vonë në Shqipëri për të njëjtat periudha. Një prej të arrestuarve në këtë operacion ishte arrestuar për të njëjtat vepra dhe dëbuar në Shqipëri disa vite më parë, por ishte kthyer me një identitet krejtësisht të ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit