Moti i paqëndrueshëm në vend/ Sinoptikani: Shirat do të vijojnë deri javën tjetër, Durrësi më i rrezikuari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.01.2023, 15:48

Reshje të shumta shiu, dëbore dhe erë e fortë në të gjithë vendin, këtë ka parashikuar sinoptikani Hakil Osmani i cili në një lidhje në “News24” ka paralajmëruar se mëngjesin e ditës së shtunë pritet të ketë rritje të intensitetit të reshjeve, duke theksuar se mund të ketë përmbytje lokale në qarkun e Durrësit.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes të riaktiviziohet vranësirat duke aktivizuar sërish vranësirat. Gjatë orëve të vona të natës reshjet e shiut pritet të jenë prezente edhe në zonat jugore. Ndërsa pjesa qendrore e territorit shqiptar pritet të jetë me reshje më të pakta. Paraditja e ditës së nesërme do të jetë nën ndikimin e motit me vranësira dhe reshje shiu. Në Lezhë dhe Shkodër parashikohet që të ketë sërish reshje shiu dhe pritet të shoqërohen edhe me stuhi të erës. I gjithë veriu u territorit shqiptar pritet të jetë nën ndikimin e reshjeve. Në ndikimin e motit të paqëndrueshëm mbetemi deri në fillimin e javës që vjen. Pas ditës së martë presim përmirësim të kushteve të motit. Do të kemi ndërprerje të reshjeve më së shumti do të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, me reshje shumë të pakta, kryesisht dëbore,. Por deri në fillim javë pritet të jemi në ndikimin e motit të vranët, dita e shtunë pritet të sjellë riaktivizim në orët e para të mëngjesit rrebesh shiu, pothuajse e gjithë ultësira perëndimore, duke krijuar përmbytje lokale në qarkun e Durrësit”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit