Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një 31 vjeçar nga Vlora është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka goditur me thikë ish-gruan dhe se i ka vjedhur paratë dhe celularin. Shtetasi me inicale Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë pas ngjarjes është arratisur.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.”, njofton policia.