I bënë atentat Preng Palucës dhe gruas së tij, arrestohen në Madrid Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.01.2023, 12:13

Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka janë arrestuar në Spanjë nga një operacion special i policisë së Madridit. Lajmin e bëjnë të ditur vetë autoritetet spanjolle, që zbulojnë se dy të skeduluarit kriminalë ishin shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.

Ata akuzohen për atentatin ndaj Preng Palucës dhe bashkëshortes së tij, të cilët fatmirësisht arritën të shpëtojnë. Të dy autorët skicuan planin dhe e vunë në jetë për t’i vrarë burrë e grua, por përpjekja e fundit e tyre dështoi në dhjetor të vitit 2021.

Edmir Vlashi

Në atë kohë policia mundi të gjejë në banesat e tyre shumën prej 90 mijë eurosh, teksa ishin larguar nga vendi para se autoritetet të binin në gjurmët e Edmir Vlashit dhe Hektor Ndokës. Përveç parave, u zbulua edhe një arsenal armësh.

Ende nuk ka asnjë deklaratë nga ana e policisë shqiptare për arrestimin e kësaj dysheje, teksa kapja e tyre mund të jetë një pikë kyçe për zbardhjen e një sërë ngjarjesh të tjera kriminale në të cilat ata dyshohet se janë përfshirë. Në vijim pritet të bëhet ekstradimi i menjëhershëm i Vlashit dhe Ndokës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit