Banorët e Maqellarës në protestë: Duan të na marrin ujin, edhe nëse na vrasin do ngrihemi si lugatë për t’i penguar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.01.2023, 11:51

Banorët e Kërçishtit të Poshtëm, Kërçishtit të Sipërm dhe Kllobçishtit të Maqellarës së Dibrës, kanë nisur përsëri protestën për marrjen ujit në malin mbi këto fshatra. Banorët shprehen se uji është arsyeja që i mban në fshat pasi jetën e kanë të lidhur me bujqësinë, teksa deklarojnë se s'do të lejojnë Bashkinë Dibër për të ndërtuar ujësjellësin. Ata akuzojnë Bashkinë dhe firmën fituese për ndërtimin e një ujësjellësi për fshatin Maqellarë se po ushtrojnë presione mbi ta, ndërsa shprehen se nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike për këtë projekt. Banorët shprehen se do të përshkallëzojnë protestën e tyre, teksa shprehen se edhe nëse i vrasin do të ngrihen si lugatë për t’i penguar.

“Nuk i lejojmë të marrin ujin tek ne, se me atë ujë vadisim e me atë mbahemi. Nuk ka shanse të na marrin ujin, kufoma do bëhëmi këtu do të vdesim. Kush vjen të marrë ujin një më një do virtemi me atë që kërkon të na marrë ujin. Ne kemi vendosur ujin me jetën, pa ujë nuk ka jetë e prandaj kemi vendosur të vdesim dhe ujin nuk e lëshojmë. Ta kenë të qartë, pa na vrarë pa na pushtuar nuk e marrin ujin. Dhe nëse na vrasin e na pushtojnë do ngrihemi lugat e prap ujin nuk do e japim. Nuk do të shkojmë as në votime”, tha një prej banorëve.

“Fshati Kërçisht i Sipërm është pjesë e 100 fshatrave turistik dhe presin investime që e zhvillojnë zonën e jo investime që e shkatërrojnë” – thonë banorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit