29-vjeçarja: Bukuria nuk është privilegj por mallkim, jeta bëhet më e vështirë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2023, 00:24

Një vajzë ka pohuar se bukuria e saj është 'mallkim' pasi thotë se miqtë i humbet prej bukurisë dhe askush nuk e merr seriozisht.

Shye Lee, 29 vjeç, nga Orlando, Florida thotë se ajo rregullisht 'gjykohet' padrejtësisht për shkak të pamjes së saj.

Në një video virale të TikTok, e cila ka mbledhur mbi 20,000 shikime, Shye zbërthen disavantazhet e të qenit një grua tërheqëse.

Gratë e bukura kanë një shans më të lartë për t'u rrëmbyer ose për të vdekur. Pra, nëse jeni tërheqëse i rrisni vetes shanset për t'u rrëmbyer. Vajzat e bukura nuk merren kurrë seriozisht në punën e tyre apo ndonjë gjë që ka të bëjë me të qenurit e arsimuar mirë. Biznesi? Lëre fare.

Shye më pas detajoi se si pamja e saj ndikoi në miqësinë e saj me të tjerët ndërsa shton se femrat e kanë ‘zili’ gjithmonë dhe nuk e pëlqejnë sepse ajo merr më shumë vëmendje se ato.

Djemtë që ngulin sytë dhe të thërrasin kur ju thjesht po përpiqeni të bëni pazar ushqimesh, dhe më pas ju quajnë k**** sepse nuk doni të flisni me ta.

Ajo thotë se femrat e bukura kalojnë “trauma”. për shkak të këtij 'privilegji'.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit