“Nga Kruja në Pogradec me “Golf 5” dhe 58 kg kanabis”, detaje rreth arrestimit të punonjëses së AKSHI-t

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2023, 21:40

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Erisa Feros, zyrtares së lartë në Agjencinë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, njohur ndryshe si AKSHI.

Zyrtarja e shtetit u arrestua, më 28 dhjetor 2022, në aksin Pogradec-Korçë, në momentin kur po shkëmbente 58 kg kanabis, në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

Së fundmi është mësuar se zyrtarja është pikasur për herë të parë parë në këtë aks më datë 8 Dhjetor 2022 dhe në këtë moment është zbuluar aktiviteti i saj kriminal si edhe i shoqëruesve të saj.

Më datë 8 Dhjetor 2022 në aksin rrugor Pogradec-Korçë rreth orës 17.30 është konstatuar në drejtim lëvizje për në Pogradec automjeti tip ‘Ford Fiesta’ me targë AA 757 YN dhe pas tij automjeti i markës ‘Volksvagen Golf 5’ me targa AA 077ZT, në posedim të shtetases Erisa Fero. Erisa Fero është lidhje shoqërore më Like Basha dhe Endri Karaj. Zyrtarja e AKSHI-t kryente transportimin e lëndës narkotike në ditët e pushimit me automjetin e saj Volksvagen. Kjo shtetase shkon me automjetin e saj në qytetin e Krujës ku merr lëndën narkotike të personat e mësipërm dhe më pas niset për në drejtim të Pogradecit dhe Korçës. Kur kontrollohet nga policia, kjo shtetase prezantohet si punonjëse në ministri, me qëllim që të mos i nënshtrohet kontrollit.

Për të siguruar rrugën e kësaj shtetase dhe për të shkëmbyer lëndën narkotike kanabis sativa me pritësit në Pogradec dhe Korçë vijnë edhe shtetasit Like Basha, Endri Karaj, Martin dhe Ramiz Xaka. Këta shtetas përdorin automjetet e markës ‘Seat Leon’ dhe ‘Ford Fiesta’. Zakonisht ata qëndrojnë 500-1000 m para makinës që transporton lëndën narkotike, me qëllim për të kontrolluar rrugën dhe për të njoftuar Erisën nëse ka postbllok policie.

Pasi kanë zbuluar mënyrën e veprimit të këtij grupi kriminal, policia ka arrestuar më 28 dhjetor Erisa Feron. Në momentin e arrestimit zyrtarja ka qenë në makinê me një shtetas të mitur.

Më datë 28 Dhjetor 2022 shërbimet e Policisë Korçë morën informacion nga SPTIMSHI se shtetasja Erisa Fero ishte nisur në drejtim të Pogradecit me automjetin e saj ‘Volksvagen Golf’ me targa AA 077 ZT. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, shërbimet e policisë u organizuan për të kryer verifikimin, ndjekjen dhe kontrollin e këtij automjeti. Në oren 17:25 në afërsi të Qafë Thanës u konstatua automjeti ‘Ford Fiesta’ me targa AA 757 YN në drejtimin e të cilit ndodhej shtetasi Likë Basha dhe në vendin e pasagjerit shtetasi Maringlen Karaj. Pak minuta më vonë pranë këti vendi vjen edhe automjeti ‘Volksvagen Golf’ me targa AA 077 ZT drejtuar nga shtetasja Erisa Fero.

Në këtë moment Erisa Fero dhe ortakët e saj kanë kryer shkëmbimin e lëndës narkotike.

Në afërsi të hotel “X” në zbritje të Qafë Thanës Erisa del nga automjeti ‘Golf’ dhe hipën si pasagjere te automjeti ‘Ford’. Ndërkohë Likë Basha merr drejtimin e automjetit ‘Volksvagen’ dhe hyn me të në parkimin e hotel ‘X’, ndërkohë që automjeti tjetër ‘Ford’ lëviz në drejtim të fshatit Buqezë. Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë të mundur ndalimin dhe kontrollin e të dy automjeteve. Në momentin që i janë afruar automjetit ‘Golf’, Likë Basha ishte duke vendosur pakot me lëndë narkotike në një çantë të madhe të zezë. Sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap, por eshte ndaluar nga punonjësit e policisë. Ndërkohë që në automjetin ‘Ford’ është konstatuar si drejtues i mituri Maringlen Karaj dhe si pasagjere Erisa Fero.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit