Shqiptarja jashtë vendit në hall: Në e-Albania nuk aplikoj dot për pasaportë, shërbimi nuk ofrohet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2023, 19:50

Çdo ditë e më shumë shqiptarët po e vërtetojnë vetë se portali qeveritar e-Albania nuk iu shërben ashtu siç duhet dhe reklamohet nga qeveritarët.

Rastet e denoncimeve dhe problemeve që ky portal qeveritar ka janë të shumta dhe të vazhdueshme.

Së fundmi një qytetare e cila jeton jashtë Shqipërisë po has probleme në aplikimin për pasaportë. Sipas qytetares prej pothuajse një jave, tenton të aplikojë për pasaportë për vajzën e saj por nuk mundet.

Qytetarja thotë se të dhënat janë të sakta por shërbimi për aplikimin nuk ofrohet në portal. Ajo ka kontaktuar me ambasadën në vendin ku jeton, por i është thënë se duhet të marrë takim në portalin e-Albania.

E gjendur përballë një “lëmshi” të tillë qytetarja nuk di se çfarë të bëjë dhe si të veprojë.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje joq!kam nje ankese per portalin e-Albania!Po bej gati nje jave me duhet te aplikoj per nje pashaporte dhe id,plotesoj te dhenat dhe ne fund thot:sherbimi nuk mund te ofrohet,provojni me vone!theksoj ndodhem jashte vendit dhe pashaporta me duhet per time bije!e kam dicka urgjente kur telefonojme ambasaden thot duhet te merrni takim ne portalin a-Albania!spo arrijme ta kuptojme dhe si te veprojme?!?ju pershendes anonim ju lutem!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit