Thuajse përditë në redaksinë tonë vijnë sinjalizime nga qytetarët për gjobat e panumërta që marrin nga Policia Bashkiake e Erion Veliajt në Tiranë.
Këta policë madje i sheh edhe në skutat e në rrugicat më të largëta të kryeqytetit duke vendosur gjoba ndaj makinave të qytetarëve që parkojnë poshtë shtëpive pasi nuk gjejnë vend parkimi.
Por kur vjen puna për veten e tyre, policët e Veliajt e shkelin Kodin Rrugor “me të dyja këmbët”.
Kështu një qytetar ka dërguar një video mbrëmjen e sotme nga zona e njohur si Komuna e Parisit në Tiranë. Nga pamjet dallohet qartësisht se si makina e Policisë Bashkiakë jo vetëm ka parkuar mi vijat e bardha por njëkohësisht edhe pas tabelës që ndalon rreptësisht ndalimin.