“Na taksoni më shumë”/ Ndërgjegjësohen të pasurit e planetit, po oligarkët e Shqipërisë?

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 18.01.2023, 16:27

Më shumë se 200 persona të cilësuar si milionerë, u kanë bërë thirrje qeverive në mbarë botën që të “taksojnë super të pasurit”. Mësohet se disa milionerë dhe miliarderë kanë nënshkruar një letër të përbashkët, duke kërkuar rritjen e taksave për të pasurit, ku një pjesë përfshihen edhe vetë.

Kjo kërkesë është bërë për të pranishmit në Davos për Forumin Ekonomik Botëror, për të vendosur urgjentisht taksa për të pasurit. Në kërkesën e tyre ata thonë se taksa për të pasurit do të ndihmonte “pabarazinë ekstreme”, duke mbështetur miliarda njerëz që luftojnë krizën e thellë ekonomike.

“Nuk është një problem që mund t’u lihet fëmijëve tanë për të zgjidhur. Tani është koha për të trajtuar pasurinë ekstreme, tani është koha për taksa të larta për të pasurit” – thuhet në kërkesë.

Ndërkohë në Shqipëri 2% e popullësisë, që janë jo më shumë se 90 vetë, kanë më shumë pasuri se të gjithë shqiptarët e marë të gjithë se bashku.

Të pasurit në Shqipëri taksohen 8% për pasurinë e grumbulluar ndër vite me abuzime dhe tendera si dhe 6% kur shesin kullat e tyre, ndërkohë që shtresa e mesme taksohet për rrogën që merr me 23 %. A do të ndërgjegjësohen dhe oligarkët e Shqipërisë për të kërkuar të taksohen më shumë?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit