Caktohet vlera e koeficientit të pagës për zyrtarët publikë, dukshëm më e ulët nga sa pritej

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.01.2023, 16:03

Vlera e koeficientit përmes të cilit caktohen pagat e zyrtarëve publikë, është vendosur të jetë 110 euro. Kjo ka ndodhur pas më shumë se një muaj të miratimit të Ligjit në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës pati thënë se vlera e koeficientit pritet që të caktohet në muajin janar të këtij viti, ndërsa në muajin shkurt të hyjë në fuqi. Kjo vlerë do të përcaktohet bazuar në tërësinë e koeficienteve të shpërndara me Ligjin e Pagave.

Lidhur me përcaktimin e vlerës së koeficientit, në Kosovë ka pasur shumë propozime. Vlera e koeficientit është pritur të jetë minimalisht 120 euro, por ka pasur edhe kërkesa që kjo të shkojë deri në 150 euro.

Kujtojmë që në Gazetën Zyrtare tashmë është publikuar Ligji për Paga.

Koeficienti më i lartë, do të jetë për pagën e presidentit të vendit me 18.0, për të vijuar më pas më kryetarin/kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, 17.5, kryetarin e Kuvendit, 17, kryeministrin 17 dhe kategori të tjera që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme:

Në nenin 7 të Ligjit, tregon edhe se si do të bëhet llogaritja e pagës.

Sipas pikës 3 të këtij ligji: “Vlera e pagës bazë (v), për punën e kryer me orar të plotë, llogaritet duke shumëzuar koeficientin për orë pune (x), me orët e realizuara përgjatë muajit (y), me vlerën monetare të koeficientit (z). Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se vlera e koeficientit mund të përcaktohet në janar.

“Kemi marrë kohë më shumë se që është dashur. Duke pas parasysh përvojën e parë që herën e parë na u hodh poshtë, nuk kemi dashur të nxitohemi. 745 milionë euro është totali. Për ne, pikënisja është tërësia, jo pjesa, jo elementi. Nuk e kemi pas si pikënisje vlerën e koeficientit, por si tërësi. Në janar do të vendoset vlera e koeficientit.”, ka thënë ai.

Veç kësaj, ai kishte shtuar i njëjti, mund të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti i vitit 2023.

“Nuk mund ta përcaktojmë koeficientin me Ligjin e Pagave, por me buxhet. Po kërkoj pak durim prej juve, saktësisht në janar të vitit 2023.” – kishte deklaruar i pari i ekzekutivit.

Ligji për Paga që u miratua në muajin dhjetor të vitit 2022 në Kuvendin e Kosovës. 85 deputetë ishin të pranishëm në sallë nga ta 63 votuan për Projektligjin për Paga.

Partitë opozitare, nuk kishin marrë pjesë fare në votim, por ishin të pranishme në diskutimin rreth këtij ligji.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit