Nga kjo ditë fillon bora në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.01.2023, 13:43

Më në fund reshjet e borës zbresin edhe ultësirave nga dita e premtë dhe shtunë, parashikon “Prishtina Weather”.

18.01.2023 – Të reshurat e shiut që kanë përfshi vendin ditëve të fundit, do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së enjte, ku mund të jenë edhe më intenzive në disa pjesë. Me depërtimin e masave të ftohta ajrore nga perëndimi e veriperëndimi, më në fund reshjet e borës do të zbresin edhe në pjesë të ulëta të vendit mëngjesin e së premtes, derisa të shtunën ka gjasa që të jenë edhe më të shumta, duke formuar edhe shtresa bore.

Reshjet pushojnë ditën e diel, e nga dita e hënë sërish rikthehen si borë orëve të mëngjesit, por në vise më të ulëta edhe shiu gjatë orëve të pasdites.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe ditëve vijuese. Rritje të ndotësve ajror mund të ketë mbrëmjen e së enjtes, kur edhe erërat mund të qetësohen, që lejojnë ndotësit të mbesin më pranë sipërfaqes.

Datat:

19.01 – Kryesisht me vransira dhe shi më i vazhdueshëm. Reshjet vende-vende do të jenë më intenzive.

20.01 – Kryesisht vranët, me reshje bore orëve të mëngjesit. Ditën kohëpaskohe mbeten mundësi për reshje bore apo shiu në zona të ulëta. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

21.01 – Ftohtë, kryesisht me vransira dhe reshje bore orëve të paraditës, e që vende-vende vazhdojnë edhe gjatë ditës.

22.01 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë.

23.01 – Kryesisht vranët e me borë orëve të mëngjesit. Gjatë ditës të përziera edhe me shi në vise më të ulëta.

Temperaturat pësojnë rënie më afër vlerave mesatare, minimalet edhe deri në -3C, e maksimalet në 2C e 3C.

Era edhe ditën e enjte frynë nga jugu mesatarisht e fuqishme deri në 16m/s, e më pas nga dita e premtë ndryshon drejtimin në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike pas rënies që pësoj këtyre ditëve, gradualisht në rritje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit