Bujqit kërkojnë rritje të çmimit të duhanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.01.2023, 10:33

Prodhuesit e duhanit kërkojnë rritjen e çmimit grumbullues në të ardhmen. Këtë e mbështesin në rritjen e kostos së prodhimtarisë, por edhe në inflacionin e madh që po zhvlerëson djersën dhe mundin e tyre. Sivjet janë grumbulluar afër 21 mijë ton me një çmim mesatar prej 288 denarë. Bile këtë vit, shitblerja e duhanit është realizuar para vitit të ri, që si trend nuk mbahet mend deri tani. Me fjalë të tjera edhe pse duhani është grumbulluar një muaj e gjysmë para afatit ligjor, bujqit thonë se duhet të ofrohen çmime reale për mbjelljet e reja me qëllim të mbahet dhe të mos zvogëlohen të mbjellat me duhan.

Gjithashtu, përfaqësuesit e prodhuesve të duhanit thonë se edhe ky çmim nuk është i kënaqshëm karshi kostos, ndërsa vlerësojnë se prodhimtaria do të ulet në rast se nuk kemi rritje të çmimeve grumbullues. “Ky çmim nuk është kush e di sa i lartë karshi shpenzimeve dhe standardin tonë të jetesës. Të rinjtë e kanë të vështirë të mbjellin duhan me këtë çmim, ndaj ju bëjmë thirrje kompanive të korrigjojnë çmimet, të bëjnë çmime të mira dhe viti të fillojë me çmime të mira, me vlerësim real që askush të mos dëmtohet nga vlerësimi i duhanit”, thotë Mende Stomnaroski, kryetar i Shoqatave të Prodhuesve të Duhanit.

Në ndërkohë të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se nga korrja e vitit 2022, përmes grumbullimit që filloi më 15 nëntor nga 10 kompanitë shitblerëse deri më fund të vitit, janë blerë mbi 90 për qind apo afër 20.401 ton duhan.

Njëherësh të dhënat tregojnë se deri në fund të muajit dhjetor janë grumbulluar 16.139 ton të klasit të parë apo afër 80 për qind e totalit të duhanit, në klasën e dytë janë grumbulluar 3981 ton apo rreth 19.7 për qind të totalit të blerë. Me fjalë të tjera, duhani i vitit të kaluar ka qenë me një cilësi të lartë.

Vlera e përgjithshme e duhanit të blerë është rreth 5.8 miliardë denarë, ndërsa shuma e paguar nga kompanitë blerëse është rreth 5.5 miliardë denarë, apo afër 94 për qind. Prodhimi i kontraktuar i duhanit në vitin 2022 është rritur me rreth 8 për qind në raport me korrjen e vitit 2021, për shkak të një rritjeje në sipërfaqe prej rreth 11 për qind në raport me krahasuar me vitin 2021. Gjithashtu, numri i kontratave të lidhura është rritur me rreth 6 për qind në raport me të korrat e vitit 2021.

Me fjalë të tjera në vitin 2022 janë mbjellë 1453 hektarë më shumë në raport me 13.237 hektarë në vitin 2021. Njëherësh janë kontraktuar 29.429 marrëveshje apo 1.780 më shumë se në vitin 2021. Mirëpo kjo paraqet një ulje karshi 34.194 kontratave në vitin 2018 kur janë mbjellë 14.802 hektarë me duhan,raporton koha.mkNjëherësh për një kilogram të duhanit të dorëzuar tek tregtarët fitohet edhe 80 denarë subvencion shtesë, 70 denarë fitohet për klasën e dytë, dhe 60 denarë për të tretën dhe të tjerat.

Në ndërkohë, kultivuesit e duhanit edhe sivjet do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare deri në 10 mijë euro. Paratë janë për blerjen e pajisjeve që do të lehtësojnë prodhimin e tyre. Vitin e kaluar për herë të parë 29 prodhues të duhanit kanë marrë 4,5 milionë denarë nga Programi për zhvillim rural për këtë qëllim.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, sivjet me programin e ri për zhvillim rural, kultivuesit e duhanit mund të fitojnë përkrahje financiare për makineri të reja për mbjellje dhe renditje, si dhe tharëse të reja dhe pajisje tjetër për lehtësimin e prodhimtarisë. Ndryshe, duhani është dega bujqësore tradicionale e shtetit, që është e orientuar drejt eksportit dhe që sjell të ardhura në deviza prej mbi 140 milionë euro në vit . Nga kjo veprimtari bujqësore ekzistojnë mbi 20 mijë familje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit