Erling Haaland, një nga lojtarët më të mirë në botë, ka shumë gjëra për të bërë në ditën e tij, por rëndësinë më të madhe ja jep një nevoje të madhe fiziologjike, gjumit. Ai shprehet se i kushton shumë rëndësi fjetjes së mirë.
“Jam shumë i shqetësuar për të fjetur një gjumë të mirë, është shumë e rëndësishme për mua. Mendoj se gjëja më e rëndësishme në jetë për mua është gjumi. Por jo thjesht të fle shumë, por të fle mirë”, tha norvegjezi në një prononcim për GQ Sports.
Norvegjezi është një nga lojtarët më të përkushtuar ndaj regjimit, teksa ka mënyrat e tij unike për ta bërë këtë. Ai e urren stresin dhe rregullisht angazhohet me meditimin, duke kaluar mënjanë stresin dhe presionin që i jep profesioni i tij.
Është vetëm 22 vjeç, por prej disa sezonesh Haaland e ka futur veten mes më të mirëve. Jemi vetëm në gjysmën e sezonit dhe ai ka shënuar plot 21 gola në Premier League. Norvegjezi është një makineri e vërtetë golash falë talentit dhe përgatitjes së tij.