Elita botërore mblidhet në Davos, bashkë me to edhe prostitutat e maskuara si “biznesmene”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2023, 00:24

Elita globale që trajton problemet më të mëdha të botës duke përfshirë pabarazinë gjinore në samitin e Davos-it po nxisin një rritje të prostitucionit në qytetin turistik zviceran.

Kërkesa për punë seksuale rritet çdo vit në takimin e liderëve botërorë dhe manjatëve të biznesit. Punonjëset e seksit qendrojnë në të njëjtat hotele si bosët me fuqi të lartë gjatë samitit pesë-ditor, i cili filloi më 16 janar.

Një punëtore seksi e quajtur Liana tha se ajo vishet me veshje biznesi në mënyrë që të mos dallohet në mesin e drejtuesve, pavarësisht se prostitucioni është i ligjshëm në Zvicër.

Liana merr rreth 700 € (760 dollarë) për një orë dhe 2,300 € (2,500 dollarë) për gjithë natën, plus shpenzimet e udhëtimit.

Menaxherja e një shërbimi shoqërimi në Aargau, 100 milje larg nga samiti, thotë se ajo ka marrë tashmë 11 rezervime.

Disa rezervojnë edhe shoqërues për veten dhe punonjësit e tyre për të festuar në suitën e hotelit.

Në vitin 2020, një hetim nga The Times zbuloi se të paktën 100 prostituta udhëtonin në Davos për samitin sipas një oficeri policie zvicerane. Një shofer zyrtar për forumin tha se ai mori një punëtore seksi e cila pretendonte se ishte detyruar nga 'shefi' i saj të flinte me një klient më të vjetër në një hotel të delegatëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit