18-vjeçarja shqiptare vdes në Itali, beteja 5-vjeçare me kancerin i ndërpreu ëndrrën për t’u diplomuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.01.2023, 20:45

Një 18-vjeçare shqiptare ka vdekur në Itali pas një beteje 5-vjeçare me kancerin.

Gerta Allushi donte të diplomohej me çdo kusht dhe vazhdoi të ndiqte mësimet në klasën e dhjetë deri në muajin dhjetor.

E reja shqiptare vdiq në lule të rinisë në spitalin Burlo Garofolo në Trieste. Gerta kishte lindur në Itali dhe jetonte në Tauriano me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe motrën e saj Anën.

Shqiptarja dy vite më parë mori pjesë në projektin e këngëve të kantautorit dhe muzikoterapistit Marco Anzovino, një laborator i krijuar së bashku me pacientët e tjerë të Zonës Rinore të CRO. Gjimnazistja Greta, pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej.

Ajo nuk donte të shihej dhe ndihej si e sëmurë edhe pse ishte e tillë. Në një letër drejtuar shoqes së saj ajo shkruante:

E dashur Olivia, një gjë që jam qortuar shpesh nga familja dhe të dashurit e mi, por për të cilën jam lavdëruar në të njëjtën kohë, është se kam vazhduar të studioj dhe të bëj atë që kam bërë gjithmonë, në çdo moment sëmundjeje, madje edhe në momente të vështira. Gjithmonë mendoja se ishte e vetmja zgjedhje që kisha, pastaj përsëri mendova me vete 'jam adoleshente, çfarë të bëj tjetër'... Nuk doja në asnjë mënyrë të ndihesha ndryshe, madje as të më shihnin si vajza e sëmurë, edhe pse unë isha.

Vazhdova të bëja jetën time të zakonshme, të studioja, të shihesha me miqtë e mi, të pranoja të gjitha propozimet e aktiviteteve që më ofroheshin, megjithëse me disa kufizime. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, do ta kisha privuar veten nga shumë momente, njohuri dhe përvoja që më ndryshuan si person dhe mënyrën se si i shoh gjërat.

Kështu që unë mendoj se një zgjedhje që bëra, që më lejoi të jem e lirë, ishte të vendosja me të vërtetë të jetoja jetën që do të kisha jetuar nëse nuk do të isha sëmurë dhe të parandaloja që sëmundja të më dëmtonte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit