Policia gjermane ka vënë në pranga aktivisten dhe fituesen e çmimit Nobel, Greta Thunberg, pasi kjo e fundit ka marrë pjesë në një protestë kundër prishjes së fshatit Luetzerath.
Fshati i vogël, i cili është bërë vija e parë për debatin gjerman për klimën, po pastrohet për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere qymyri.
Fshati i Luetzerath-it është në pronësi të firmës së shërbimeve RËE dhe është zbrazur përpara prishjes së tij, për të lejuar zgjerimin e minierës së qymyrit Garzëeiler.
Aktivistët mjedisorë duan që Gjermania të ndërmarrë veprime të menjëhershme për lëndët djegëse fosile dhe po kundërshtojnë zgjerimin e minierës së qymyrit.
Ata argumentojnë se shkatërrimi i fshatit për t’i hapur rrugë vendit do të rezultonte në sasi të mëdha të emetimeve të gazit serrë nga lëndët djegëse fosile të minuara.