Grabitje e armatosur në një market Mitrovicë, ndodh për herë të dytë brenda javësh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.01.2023, 10:56

Një market në lagjen Ilirida është grabitur për herë të dytë brenda pak javësh. Grabitja e sonte ka ndodhur me armë, ku janë marrë një sasi e parave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka treguar sd grabitja ka ndodhur rreth orës 21:30.

“Sonte, rreth orës 21:30, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një dyqan (market) në rrugën ,,Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë, ka ndodhur një grabitje”, ka thënë zëdhënësi Zahiti.

Ai ka treguar se bazuar në informata fillestare, një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga marketi dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, tha Zahiti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit