Dita e tretë/ Mbetet ende mister zhdukja e 26-vjeçarit Mateo Lika që dyshohet se ka rënë në lumin Seman

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.01.2023, 09:17

Jemi në ditën e tretë, por ende nuk dihet asgjë për fatin e 26-vjeçarit Mateo Lika i cili ka humbur kontaktet me familjarët. Polumbarët e forcave RENEA vijojnë kërkimet për Likën, që dyshohet të jetë përplasur me mjetin e tij me parmakt e urës së Mbrostarit e më pas të ketë rënë në Seman, por ende asnjë gjurmë e Mateos.

Lika kishte 4 ditë që kishte ardhur nga Gjermania për të takuar familjarët e tij në Fier. Të dielën e 15 janarit për më shumë se 4 orë polumbarët e forcave Renea kërkuan në ujërat e lumit, por nuk arritën të gjenin automjetin e apo shenja të mjaftueshme për të çuar në prova konkrete se makina ka rënë në ujë.

Mjeti ishte marrë me qira, por nuk ka pasur GPS dhe nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e 26-vjeçarit. Telefoni i 26 vjeçarit vijon të jetë i fikur dhe vendndodhja e tij dhe automjetit të marrë me qira bëhet edhe më i vështirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit