Në qytetin më të ftohtë në botë temperatura -55 gradë Celsius, banorëve s’u bën përshtypje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2023, 22:12

Yakutsk në Siberinë lindore është qyteti më i ftohtë në botë pasi temperaturat kanë rënë në minus 55 gradë Celsius.

339.000 banorët e këtij qyteti kanë shumë përvojë me temperaturat që bien nën minus 40, por kur gjërat bëhen më të akullta, ata dinë se si të përshtaten. Disa banorë thonë:

Nuk mund ta ndryshosh. Ose përshtatesh dhe vishesh në përputhje me rrethanat ose vuani.

Ti nuk e ndjen vërtet të ftohtin në qytet. Ose ndoshta është thjesht truri që të përgatit për të dhe të thotë se gjithçka është normale.

Ndërsa trupat e tyre mund të jenë në gjendje të përballojnë motin akullnajor, infrastruktura nuk mundet. Videot e regjistruara në qytetin minerar kanë treguar se disa rrugë janë aq të ftohta sa gomat e makinave po shpërthejnë në rrugë.

Në mediat sociale, janë publikuar pamjet se si po prishen rezervuarët e ngrohjes, shpërthejnë tubacionet dhe kaldajat e gazit.

Banorët vendas të Yakutsk kanë duruar temperaturat shumë më të ashpra se kjo në të kaluarën, me regjistrimet e mëparshme të temperaturës që kanë rënë deri në minus 64.4 gradë Celsius.

Për ne vendasit, një temperaturë prej -50 gradë është krejt normale. Ndoshta fakti i thjeshtë i lindjes këtu na jep imunitet dhe rezistencë ndaj ngricave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit