Rilindja kthen administratën në ushtar/ Do kontrollohet si robot nga aplikacioni i qeverisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.01.2023, 07:28

Nëse teoria fugiste kishte si synim punësimin e të rinjve të papunë me taksat e qytetave të Tiranës, që të përmbushte propagandën e frikshme të Rilindjes me profile falso duke krijuar idenë e mbështetjes masive qeveritare drejt e nga zyrat e selisë rozë, tashmë, me evoluimin dhe perfeksionimin e nënshtrimit, propaganda do kontrollohet nga një aplikacion.

Qeveria do të bëjë të mundur kontrollin e aktivitetit të administratës në rrjetet sociale, duke i kthyer në ushtarë të bindur, plotësues të propagandës mavi.

Nëse deri më tani punonjësit e administratës e kanë mbështetur Rilindjen sa për sy e faqe dhe në biseda tavoline thonin vërtet mendimin e tyre për qeverisjen aktuale, që sot e tutje, dashuria e tyre për partinë do të matet me devotshmëri dhe me siguri do i kushtojë vendin e punës nëse nuk justifikojnë rrogën.

Çdo punonjësi të shtetit do i vijë njoftim në telefon në momentin kur duhet të shërbejnë si ushtarë virtualë, në mënyrë që të shpërndajnë në profilin e tyre, të pëlqejnë apo komentojnë në postimet e sapo hedhura të deputetëve apo liderit që nuk fund të ditës të mos kenë gojë të shprehen keq për pushtetarët edhe kur e mendojnë vërtet këtë. Ata duhen të jenë të pranishëm në çdo takim apo mbledhje të strukturave të partisë.

Ai që bën rezistencë dhe tregohet më pak i bindur ndëshkohet me zëvendësim, ndërsa më të përkushtuarit i numërohen pikët në aplikacion. Ushtari me pikët më të larta shpërblehet me postin “patronazhist” nderimi më i lartë që i jep partia “langove” të saj sot për sot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit