Tërmete prej pothuajse 24 orësh, sizmologu: Pasgoditjet mund të zgjasin disa ditë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2023, 20:02

Prej pothuajse 24 orëve Shqipëria është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme.

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar me magnitudë 4.7 ballë është shoqëruar nga lëkundje të tjera por me intensitet më të ulët.

Sipas sizmologut Rrapo Ormeni të gjitha pasgoditjet janë më të ulta se tërmeti i një nate më parë. Ai thotë se lëkundjet mund të vazhdojnë për disa ditë deri sa pllakat tektonike të qetësohen.

Magnituda e tërmeteve që kanë rënë mbrëmjen e kaluar edhe sot, janë më të ulta se goditja kryesore. Lëkundjet mund të vazhdojnë për disa ditë, por nuk duhet të kemi asnjë shqetësim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit