Itali/ Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës! “Koka” e grupit një shqiptar (DETAJE)

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.01.2023, 19:53

Rrjeti i shpërndarjes së drogës në Casale Monferrato, por edhe në Vercelli, me koordinator dhe menaxher një 41-vjeçar shqiptar, i cili ndihmohej edhe nga një 34-vjeçar po ashtu shqiptar, është shkatërruar nga policia italiane.

Mëngjesin e së enjtes, 12 janar, karabinierët e kompanisë Casale Monferrato, me kërkesë të Prokurorisë Publike Vercelli, zbatuan një urdhër paraburgimi ndaj shtatë personave, të cilët akuzoheshin për shpërndarjen e drogës në zonën e Casale Monferrato dhe në zonën e Vercelli.

Karabinierët gjurmuan dhe arrestuan gjashtë nga shtatë personat në Casale Monferrato dhe Vigevano, dy shqiptarë u dërguan në burg, tre italianë në arrest shtëpie dhe një italian që kërkohet të denoncohet në polici, ndërsa një tjetër 30-vjeçar shqiptar është në kërkim.

“Hetimet, të bazuara në përgjimet telefonike dhe analizat e kamerave, kanë bërë të mundur grumbullimin e indikacioneve serioze ndaj të gjithë subjekteve, duke na lejuar të konstatojmë se si grupi, i ndarë sipas roleve dhe detyrave, kishte lëvizur sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Grupi kishte në krye një furnizues kryesor: një 41-vjeçar shqiptar banues në Vigevano i aftë për të hedhur disa kilogramë drogë në treg.

Ky i fundit dyshohet se ka përdorur dy persona po ashtu shqiptarë. Bashkëpunëtorët shqiptarë, të cilët ia kishin sjellë drogën me shumicë në shtëpitë e tyre dhe ua kishin dhënë tre italianëve 28, 34 dhe 60 vjeç”.

Karakteristikë e të dyshuarve ishte shitja e shtrenjtë e kokainës që varionte nga 70 deri në 90 euro për gram.

Për takime nuk përdorej linja telefonike tradicionale por Whatsapp apo Instagram.

Prandaj hetimi zbuloi pista serioze ndaj të dyshuarve shqiptarë të izoluar në burg, të dyshuar për një aktivitet profesional të trafikut të drogës, nga i cili nxirrnin fitime të majme, duke përdorur aftësi të shkëlqyera organizative që synonin hedhjen në treg të lëndëve të ndryshme narkotike, kryesisht kokainë, dhe për ta shitur atë në një rrjet të dendur klientësh që erdhën nga fshatrat fqinjë në të gjithë Monferrato-n, aq sa fitonin deri në 4000 euro në një ditë kur kishte shumë shitje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit