Shqiptari i dehur terrorizon klientët e lokalit/ I bën zbor edhe policisë italiane që tenton ta kapë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.01.2023, 18:04

Një shqiptar 50-vjeçar ka rënë në pranagt e policisë italiane në via Emilia Lepido.

Mediat italiane shkruajnë se oficerët e policisë kur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20 kanë parë një burrë që ishte i dehur dhe bërtiste rrugës.

Sapo punonjësit e policisë ju afruan burri u nervozua edhe më shumë, duke marrë një qëndrim agresiv. Me pak vështirësi, efektivët kanë arritur ta shtrijnë në tokë dhe pasi e kanë vënë në pranga e kanë dërguar në komisariat.

Gjatë rrugës, shqiptari, i cili nuk kishte një mjet identifikimi me vete, ka vazhduar të godasë me shkelma xhamin e pasmë të mjetitn dhe nuk ka pranuar ta japë emrin. Pas dërgimit në komisariat u zbuluan se ai banonte me qira në Parma, ishte identifikuar edhe më parë si një qytetar jo i rregullt në zonë dhe kishte precedentë penalë për rezistencë, kërcënime ndaj një zyrtari publik si dhe për mbajtje armësh.

Gjatë marrjes në pyetje ai tentoi të përplasjes në mur dhe ta godiste me kokë, por u bllokua. Pas qetësimit është denoncuar dhe kallëzuar për: indinjatë, rezistencë dhe kërcënim ndaj zyrtarit publik, refuzim për të dhënë të dhëna personale dhe dehje.

Pronari i lokalit në via Emilia Lepido raportoi se njeriu në fjalë nuk është hera e parë që e bën këtë gjë: ai ishte paraqitur edhe herë të tjera në lokal, duke iu drejtuar në mënyrë agresive klientëve dhe vetë pronarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit