Sot është “e hëna blu”, njihet si dita më e trishtuar e vitit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2023, 15:57

Sot është data 16 janar dhe është e hëna e tretë e janarit e cila njihet se dita më dëshpëruese e vitit. E quajtur “e hëna blu”, është etiketuar kështu nga psikologu Cliff Arnall në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff pasi morën në si shembull motin e keq, paratë e harxhuara nga dhuratat e Vitit të Ri, rënia e motivimit pas festave të cilat u panë si faktorë kryesor që kjo ditë të quhet kështu.

Në të hënën e tretë të janarit, njerëzit bëhen më të ftohtë më të thyer dhe më pak të motivuar për tu përshtatur me ritmet që sjellë viti i ri. Për të anashkaluar disi këtë ditë negative të quajtur e hëna blu, sipas psikologut rekomandohet të bëni një gjumë të mirë, aktivitet fizik apo qoftë dhe ecje në natyrë, të bëheni kreativë, të ushqeheni shëndetshëm, të përfitojmë sa më shumë nga drita natyrale dhe të ndryshojmë mjedis.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit