Këshilltari i Kurtit vazhdon me Holbrooken: I ra pishman që i bëri presion Izetbegoviqit për Republika Srpska

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2023, 18:48

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka vazhduar të argumentojë në Twitter kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e përdorur Richard Holbrooke, ish të dërguarin special amerikan.

Zulfaj tani ka shkruar se pasi i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Holbrooke ishte penduar që i kishte bërë presion presidentit boshnjak, Alija Izetbegoviq që ta pranonte Republika Srpskan.

“R.Holbrooke ia doli t’i jepte fund luftës në Bosnjë, por më vonë u pendua që i bëri presion Alija Izetbegoviqit që ta pranonte emrin “Republika Srpska” duke thënë se: Izetbegoviq kishte të drejtë kur më tha se ishte ’emër nazist’”, ka shkruar ai.

“Kjo është ajo që Kosova po e shmang në mënyrë që askush të mos shkruajë një libër keqardhjeje më vonë”, shtoi këshilltari i kryeministrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit